Fluksi i Investimeve Direkte në Kosovë bie për 45 për qind në gusht
Fluksi neto i Investimeve të Huaja Direkte (FDI) në Kosovë ka rënë për 45% nga viti në vit në gusht, duke rënë në 25.4 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, shkruan seenews.com, transmeton “Zeri.info”.
Në korrik, Kosova kishte arritur një rrjedhë pozitive të investimeve të huaja prej 37.8 milionë euro.
Sektorët që kanë tërhequr volumin më të madh të investimeve nga jorezidentët në gusht ishin pasuritë e patundshme me 19 milionë euro dhe ndërtimtaria me 15.7 milion euro, sipas të dhënave të postuara në faqen e internetit të bankës qendrore, shkruan seenews.com, transmeton zeri.info.
Sasia më e madhe e investimeve përbrenda vendit, 16 milionë euro, ka pasur origjinë Britaninë e Madhe në gusht.
Në anën e kundërt ishin daljet e Investimeve direkte në Austri arrin në 15,3 milionë euro.
Për krahasim, remitencat në Kosovë kanë arritur në 98,6 milionë euro në gusht.
Në tetë muajt e parë të vitit, fluksi neto i Investimeve direkte në Kosovë kishte arritur shumën prej 148 milionë euro, krahasuar me 237.8 milionë euro në periudhën e vitit të kaluar si dhe remitencat prej 498.4 milionë euro për periudhën janar-gusht të vitit 2016. /Zeri/


