Fundamenti

Nesër ka me u ba ditë prapë…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Donikë Dabishevci – ( Poezi nga libri më i mirë i Panairit të Librit, “Prishtina 2024”, –
“E gjithkohshmja ANDËRR”, që do të jetë pjesë e edicionit të 15-të të manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 2 Nëntor 2024, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, në Gjilan. )

ARKATANA


E NEMUNA NANË!
Nana gjithnji gzim e lumni mbjell n’fmi,
shtron lulnaja andrrash t’shndritshme,
hanë e yje tund n’lisharëza përrallash,
mëkon shpresa t’qëndisuna
ujitun prrojesh t’argjendta,
tan’ gaz e hare.
Përditë t’lume.
Nana qindron si mal,
i madhnishëm,
para e pas krahve –
t’fmijve!
Nana – kshtjellë,
kshtjellë e nemun asht nana!
Pa ‘da e sulmueme,
drobitun dhimtash,
lëpin plagë e mëkon varra,
n’mbrojtje t’kërthive.

Kur nana,
kufomë e sakatosun
dergjet përskej,
çka ban fmija?
NINULLË LUFTE

  • Flej bir, se shalue n’t’bardhin njibri,
    shpejt ka me fluturue edhe kjo natë.
    Me qilim magjik ka me ikë.
    Qilim bojnabojnash lulue si ylber.
    Nesër… nesër ka me u ba ditë prapë,
    synin ka me e çelë ai i bukri diell,
    kemi me u gzue lojnash,
    hareshëm kemi me qeshë,
    me e knaqë shpirtin,
    si kurrnjiherë …
    Kemi me u shkrie qejfi, bir!
  • Këtu n’mal, nanë, a?
  • Me zogj mali, me pllumba krahshkruem
    kemi me u hedhë n’valle, n’tinguj harfash
    luajtun prej pemsh.
    Me flutra kraharta e dallndyshe bishtpreme
    kemi me u përpjekë,
    me u ndjekë.
    E kur t’lodhun kemi me u shtri n’ledinë
    bleroshja ka me gufue,
    vrap shtigjesh prej mjedis malit
    sorkadhja t’vogjlit ka me i tubue,
    bashkë kanë me ardhë nëpër luleshqerre
    syrrushin tem me e marrë,
    me shkue te nji e akulltë ujëvarë,
    kangës me ia thanë.
    ?ℎ??ℎ?????? ???? ???????,
    ??????? ???ë????????ë??,
    ??????? ?’?ë??????????,
    ??????? ?’?ℎ??????????ℎ,
    ??????? ????????ë?ℎ,
    ??????? ???ë???ë?ℎ,
    ??????? ????????ë?ℎ ?ë ??????ℎë?,
    ??????? ?????…
  • E baba, nanë?
  • Masnej nji shtojzovalle flokartë
    e nji zanë e bukur, zanë sykaltroshe…
  • Baba s’livritke, nanë,
    krejt n’gjak e kam pa babën… nanë!
  • Andërr ka qenë bir, andërr…
  • A ka dekë baba, nanë?
  • Flej djali i nanës… flej,
    andërr asht krejt kjo,
    andërr… asht… bir,
    andërr… andërr…
    andërr…
    asht!
    …Flej, bir…flej…
    se shpejt ka me fluturue edhe kjo natë.
    Me qilim magjik ka me ikë.
    Qilim bojnabojnash lulue si ylber…
    Flej, i vogli i nanës,
    Flej!
    ? ????????????? ??????,
    Nji hap para veç e kish,
    kur u rrëzue si shkamb i bashëm shtatrandë
    dhe e puthi tokën.
    Nji lulebozhure iu qëndis mjedis shpatullash,
    lulebozhure ujitun me vrushkuj t’nxehtë gjaku.
    Dritë e hanës përthyhet n’t’kuqen e ndezun.
    Llamburit fort!
    S’don me ju zanë besë syve, ajo.
    M’u qorrofshin të dytë, thotë,
    teksa ndihet edhe krisma tjetër.
    Dhimta tmerrësisht therrëse s’e ndali.
    Kambadoras e marramendun
    rropatet mjedis plumbash
    drejt trupit t’dashtunit
    tuj zvarritë.
    Lotët i rrëshqasin si gur n’rrënoja
    t’nji kështjelle të shkatrrueme…
    Tre hapa sa tre shekuj!
    U plandos mbi trup t’tij
    ngrimun si mermer,
    e përqafoi çehrebardhin
    shikim mbetun drejt qiellit,
    iu lëbyrën sytë,
    iu terratis gjithçka
    … dhe vdiq!
    Trotuari u kuqlue.
    U la n’gjak.
    Ish e diel e tyre e fundit,
    vrapim i fundit,
    përqafim i fundit, ish!
    Asht dashnia ajo
    që s’e ndalin
    as plumbat,
    as ploja,
    as kurthet,
    as pritat
    as çmendunia
    as absurditeti i luftës.
    E përjetshmja.
    E përtejshmja.
    E gjithmonshmja.
    *???ë????? ??? ????? ?? “? ????????????? ???ë??”, ???????, ????????ë, 2024