Ambasadori O’Connell: Keqardhje për dënimet e pakta të nivelit të lartë në korrupsion
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka thënë se ndjen keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë. Sipas tij, ka shumë mangësira në sistemin e drejtësisë, shkruan Gazeta Express.
“Jemi dëshmitarë që kjo dukuri e rrezikon shtetin e Kosovës. Është në interesin e Britanisë që Kosova të jetë e fortë, e një gjyqësor i fortë është mënyra e vetme që të luftohet krimimi e korrupsioni.” tha Ambasadori Britanik.
Ai ka ripërsëritur se korrupsioni është kanceri i këtij shteti të ri. Ambasadori ka kujtuar se luftimi i korrupsionit është një nga kushtet për liberalizimin e vizave.

