Mustafa: Kemi një eksport jo të lakmueshëm
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë Kosova ende nuk ka një eksport si do të duhej ta kishte. Megjithëkëtë, në konventën e parë të drurit, i pari i ekzekutivit ka vlerësuar se në Kosovë ka prodhues tejet të mirë.
“Mendoj se është një objektiv i qëlluar ta rrisim konkurencën. Ne kemi ende një eksport jo të lakmushëm”, ka deklaruar ai, përcjell Zëri.info.
Tutje, kryetari i LDK-së ka thënë se është befasuar nga puna e disa kompanive në Kosovë.
“Kemi prodhues të përparuar dhe po tregohen shumë të suksesshëm. Une kam vizituar shumë kompani, jam befasuar me punën e tyre”, ka shtuar ai.
Sipas kryeministrit, mundësitë që kompanitë kosovare të gjenden në tregun evropian janë shumë të mëdha.
Ndërkaq, Hashim Deshishku, kryetar i shoqatës së përpunuesve të drurit, ka thënë se ky sektor ka dëshmuar që është i përshtatshëm për tregun.
“Ky sektor ka dëshmuar se është i përshtatshëm për tregun e jashtëm”, është shprehur ai./Zëri.


