UBT

Varfëria në Kosovë pëson rënie Varfëria në Kosovë pëson rënie

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova edhe pas luftës njihet si një ndër vendet ku varfëria është tejet e lartë. Familje të shumta madje kanë mungesën e kulmit mbi kokë, apo gjërave elementare të ushqimit.

Ekonomia e dobët dhe problemet e shumta politike, vetëm sa kanë lënë anash këtë çështje duke bërë që shumë qytetarë të vendit të ankohen pothuajse për çdo ditë.

Por sipas raporteve të fundit, krahasuar me vitet e kaluara varfëria në Kosovë ka pasur rënie.

Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për komunikim me publikun nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë për Indeksonline që sipas rezultateve preliminare të “Raportit mbi Varfërinë në Konsum 2012-2015” rezulton se në vitin 2015 në Kosovë kanë jetuar rreth 17.6 % e popullsisë në varfëri të plotë ose me 1.82 € në ditë për person të rritur.

ARKATANA

“Nëse e krahasojmë me të dhënat e raportit mbi varfëri të vitit 2014, ku varfëria e plotë ka qenë 21.1 %, varfëria e plotë në vitin 2015 ka pasur rënie për – 3.5 %”, ka shtuar Qeriqi.

Ndërsa sipas këtyre rezultateve varfëria ekstreme gjatë vitit 2015 ka qenë rreth 5.2 %, në këtë përqindje përfshihet pjesa e popullatës së varfër që jeton me 1.30 € për të rritur, nëse i krahasojmë rezultatet e varfërisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhënave të varfërisë me vitin 2014, ku varfëria ekstreme ishte 6.9 % , në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfërisë ekstreme për 1.7 %.

Ndërsa burim i këtyre të dhënave është pikërisht Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF), ku për çdo muaj ASK-ja, anketon nga 200 Ekonomi Familjare, ose brenda vitit anketohen 2 400 Ekonomi Familjare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Mostra ka pasur shtirje në zonat rurale dhe urbane, kurse zgjedhja e mostrës është bërë sipas metodës së rastit”, ka përfunduar Qeriqi./Indeksonline/