ARKATANA

Duhani ‘djeg’ Ligjin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po gjen zbatim në Kosovë. Zyrtarë përgjegjës të institucioneve që monitorojnë mbikëqyrjen e Ligjit kanë mendime të ndryshme sa i përket gjetjes së zbatueshmërisë të këtij Ligji dhe faktorëve që bëjnë atë të pazbatueshëm.

Sapo është futur në njërën nga kafenetë në afërsi të obeliskut “New Born” në Prishtinë, ka nxjerrë nga xhepi cigaret.

Kamerieri ia sjell një shpuzore të filxhanit për t’i mundësuar klientit që të ndezë cigaren këto ditë kur moti në Prishtinë ka filluar të ftohet.

Veprimi i kamerierit sikurse edhe i duhanpirësit janë të kundërligjshëm pasi duhani ndalohet në tërësi në hapësirat e mbyllura publike.

Eco Higjiena

Por, edhe Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk po gjen mbështetje në Kosovë, sidomos gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, kur qytetarët për shkak të temperaturave në rënie në kundërshtim me ligjin po tymosin brenda lokaleve.

E pronarët dhe punonjësit e restoranteve tregojnë se kanë gjetur metodën.

“Ne ua bëjmë zile ndonjëherë numrave të inspektoratit që nëse dikush paraqitet në lokal fajësojmë klientët për mosbindje, kurse arsyetohemi se kemi thirrur inspektoratin, por nuk na është lajmëruar askush”, thotë për “Zëri” një kamerier nga Prishtina që nuk preferon të prezantohet me emër.

“Nëse flasim me emër nesër e kemi inspektoratin këtu”, thotë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.