UBT

Gjini: AAK nuk ka votë për kandidatët e ditur për president

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk ka votë për kandidatët që tashmë janë të ditur për president.

Gjini, në një konferencë për media, tha se Lëvizja Vetëvendosje po përgatit terren për t’i akuzuar partitë e tjera, derisa theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk do të përmbyllet pa zgjedhje nacionale.

“Deri tash, për këta emra që janë në tavolinë, nuk kemi votë. Të tjerat edhe një herë duhet t’i shohim bashkë, mirëpo nuk po besoj që po ekziston një atmosferë dhe një vullnet nga partia më e madhe që në mënyrë të sinqertë dhe serioze të provojë ta përmbyllë këtë proces pa zgjedhje nacionale. Ne nuk po e shohim, unë nuk po e shoh. E gjithë ajo që po ndodh sot është për të përgatitur terren për t’i akuzuar të tjerët për dështimin e mundshëm për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka që po përdoret, edhe fjalori që po përdoret, ka një qëllim të vetëm: për të përgatitur terren për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër. Nuk shoh fare sinqeritet dhe vullnet për të arritur konsensus me partitë opozitare”, tha ai.

Uji Dea

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjini nuk e komentoi vendimin, por përmendi analizat që, sipas tij, po bëhen për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit.

“Me sinqeritetin më të madh po e them, këto analiza tani më tepër janë çështje të egove të njerëzve, për të treguar se kush fitoi e kush humbi. Aktgjykimi i Gjykatës ka ardhur dhe është obligativ nëse duam të bëjmë shtet për të gjithë ne, na pëlqejë apo nuk na pëlqejë. Mund të bëjmë analiza sa të duam, mirëpo edhe analizat po i shoh se po bëhen në frymën e një debati më shumë egoist sesa që na sjellin diçka konkrete. Prapë është garë se kush kujt t’ia hedhë fajin”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.