Eko Higjiena

Kosova e eksporton pjesën më vitale të shoqërisë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Para se të vinin në pushtet krerët e koalicionit PDK-LDK patën premtuar me qindra e mijëra vende për të rinjtë. Por, koha e tregoi se ato ishin vetëm premtime elektorale, sepse qeverisja gati dyvjeçare e Isa Mustafës ka zbehur shpresën ekonomike të rinjve kosovarë.

Mustafa: Mungesa e strategjisë zhvillimore po e rrit migrimin e qytetarëve.

“Me këtë Qeveri vetëm për 3 muaj vitin e shkuar vendin e braktisën 130 mijë qytetarë. Andaj, në mungesë të rezultateve në rritjen ekonomike, Qeveria ‘Mustafa’ është fokusuar në vetëlavdërim dhe fjalë të mëdha”, u shpreh deputeti Enver Hoti,raporton Gazeta Koosva Sot

Para se të vinin në pushtet krerët e koalicionit PDK-LDK patën premtuar me qindra e mijëra vende për të rinjtë. Por, koha e tregoi se ato ishin vetëm premtime elektorale, sepse qeverisja gati dyvjeçare e Isa Mustafës ka zbehur shpresën ekonomike të rinjve kosovarë. Sipas analistëve, për të rinjtë e Kosovës rruga e vetme e shpëtimit dhe mbijetesës së tyre ka ngelur emigrimi jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si të papunë të evidentuar janë më shumë se 130 mijë veta, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre janë të rinj. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 32.5 për qind.

ASK-ja: Kosova prin në rajon për numrin e të papunëve

Mobi Casa

Përfaqësuesit e ASK-së tërheqin vërejtjen se shkalla e papunësisë në Kosovë është më e theksuar tek të rinjtë deri në moshën 24 vjeçe, ku papunësia shkon në 61 për qind. Drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa thotë se karakteristikë në Kosovës është se shkalla e papunë- sisë është e theksuar te grupmoshat e reja. Me këto statistika Kosova vazhdon të prijë si vendi me më pak të punësuar në rajon, ku pas saj vjen Bosnja me 27. 5 për qind të papunë dhe e treta Serbia me 18.9 për qind. Sipas të dhënave të vitit 2014, Bellaqa tha se nga rreth 1 milion e 811 mijë banorë popullsi rezidente që ka pasur Kosova, në moshë pune kanë hyrë mbi 1 milion e 202 mijë banorë. Veç migrimit, numri i kosovarëve që duan të braktisin atdheun e tyre e të lirohen nga shtetësia kosovare po rritet dita-ditës. Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2016, 894 qytetarë i janë drejtuar zyrave të Divizionit të Shtetësisë për t’u liruar nga ajo.

Kosova po braktiset nga mungesa e perspektivës

Deputeti i opozitës Enver Hoti (Nisma për Kosovën) u shpreh se lavdërimin e kryeministrit Isa Mustafa e demantoi keq Banka Botërore. “BB-ja tregoi se në disa nga elementet zhvillimore të Kosovës ka rënie, siç janë ato të investimeve të jashtme direkte dhe në eksporte dhe ka migrim të qytetarëve. Me këtë Qeveri vetëm për 3 muaj vitin e shkuar vendin e braktisën 130 mijë qytetarë. Andaj, në mungesë të rezultateve në rritjen ekonomike, Qeveria ‘Mustafa’ është fokusuar në vetëlavdërim dhe fjalë të mëdha”, u shpreh ai. Hoti thotë se edhe GDP-ja e ulët në raport me shtetet e rajonit ndikon që këta qytetarë të marrin rrugë për në vende të tjera të botës. Ish-kryetari i OEK-ut, Dr. Nazmi Mustafa u shpreh se resursi më i madh i Kosovës janë të rinjtë e saj, që është fuqia punëtore më e lirë se dy-tri herë në Evropë. ” Në një tryezë të rrumbullakët me ndërkombëtarët në vitin 2000 e kam thënë se Kosova pas luftës nuk ka pasur një strategji veprimi dhe pasojat kanë ardhur më vonë. Ndërkaq, kjo që ka ndodhur për 17 vjet në një Kosovë dhe të rinjtë e saj të izoluar do të vijë dita kur Kosova do të jetë vetëm një “bazen” i fuqisë punëtore për Evropë. Më vjen keq që ta them këtë, sepse edhe të rinjtë tanë kanë dëshirë të aftësohen e të punojnë, por kjo që po ndodh është se masa më e madhe e të rinjve tanë i kanë sytë atje ku e ka perspektivën e vet dhe jo në Kosovë, por më shumë në Evropë”, është shprehur ai. Sipas Mustafës, të rinjtë tanë detyrimisht do të detyrohen që ta bëjnë këtë dhe kjo është e dhimbshme për Kosovën. Ai tutje ka shtuar: ” Fajtore për këtë situatë janë të gjithë edhe vendorët, por në radhë të parë ndërkombëtarët, sepse fabrikat e Kosovës nuk kanë pasur ngjyrë të kuqe ose të kaltër, por kanë qenë fabrika të ndërtuara me djersën e punëtorëve”. Sipas Mustafës, ajo që ndodhi me ato fabrika pas lufte, duke mos iu dhënë të drejtën që të punojnë në ato fabrika me privatizimet drastike e me likuidime që nuk mund të quhen privatizime, por shkatërrime, është për të ardhur keq. ” Veç saj, fajtor për këtë gjendje e për migrim të të rinjve është edhe mosformimi i asnjë platforme apo strategjie të zhvillimit të vendit nga të gjitha qeveritë tona, ku do të angazhohej i riu dhe do të eksportohej”.

Maxhuni: Universitetet nuk po përgatisin kuadro profesionale

Ndërsa, ekonomisti Dr. Nehat Maxhuni u shpreh se institucionet kanë qasje të gabuar karshi parandalimit të migrimit. Duke folur për papunësinë te të rinjtë, ai tha se shkaku kryesor që të rinjtë nuk po gjejnë punë është se universitetet nuk po përgatisin kuadro profesionale. “Veç saj, sektori publik po diskriminon punësimin e të rinjve karshi atij privat që po u jep hapësirë më të madhe punësimi. Fatkeqësisht, punëdhënësi më i madh është sektori publik, ku diku 81 mijë njerëz janë të punësuar aty, shto këtu 15 mijë njerëz që punojnë në ndërmarrje publike, e numri është diku 96 mijë, apo rreth 40 për qind e atyre që janë kontributpagues”, është shprehur ai. “Struktura e njerëzve të punësuar në sektorin publik është shumë në dëm të rinjve, apo 23 për qind e të punësuarve janë të rinj 18-35 vjeç. Të rinjtë janë të diskriminuar në momentin e parë kur shpallet një konkurs, ku kërkohet përvoja 3-5 vjeçare”, shprehet ai, teksa lavdëron sektorin privat i cili u jep më shumë shanse të rinjve.

(Kosova Sot)