Nitaj: Nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë…
Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj në një deklaratë për medie ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi, sërish është shndërruar në temë debati e spekulimesh, se si është arritur pajtimi për zgjidhjen, korrigjimin, ndryshimin apo ratifikimin e projektligjit për marrëveshjen e kufirit, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka thënë se e vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t’i qasemi zgjidhjes së njërës së çështjeve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, demarkacionit me Malin e zi.
“Ka vetëm deklarata publike të liderëve të PDK-së e të LDK-së, se si do ta kërkojnë një koncenzus të gjërë për këtë temë, por s’ka asnjë fjalë se si do ta arrijnë këtë koncenzus.
Për më keq, liderët e shumicës, opinionit të brendshëm i dërgojnë mesazhe për një pajtim në bazë koncenzuesi, e sa here flasin jashtë Kosovës thonë se si ratifikimi në Kuvend i demarkacionit, është çështje ditësh.
E vetmja gjë konkrete në këtë temë, është një nismë e një organizate joqeveritare, për të siguruar pajtimin e 5 kryetarëve të partive më të mëdha, për një koncenzus, por deri me tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë! Kjo është e vërteta, gjitha të tjerat janë spekulime,” ka thënë ndër të tjera Nitaj / © GazetaBlic.com /


