Hyseni takon koordinatorin e TIKA-s në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit me Gjilanin
Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Mehmed Taha Doğan.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, në takim është vlerësuar partneriteti me TIKA-n dhe rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e zhvillimit lokal dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Komuna ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë krijon mundësi për iniciativa të përbashkëta që adresojnë nevojat e komunitetit dhe kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit.
Në këtë drejtim, Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme, me synim realizimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Takimi mes Hysenit dhe koordinatorit të TIKA-s vjen në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe identifikimin e mundësive për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen./rajonipress/


