Fundamenti

Kosova vazhdon të mbetet pa targa të automjeteve, qytetarët ankohen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga marsi vazhdojnë mungesat e targave të automjeteve. Ministria e Brendshme ka njoftuar se së shpejti do të gjendet zgjidhje, por qytetarët vazhdojnë të ankohen.
Me tabelat e përkohshme që marrin ata nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit, me përjashtim të Shqipërisë, ku mund të shkonin gjatë sezonit turistik.

Mungesa e targave ka ardhur si rezultat i skadimit të kontratës së kompanisë për furnizim me targa, kurse lënda për përzgjedhjen e kompanisë është në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ndërkaq, përkundër insistimit për të marrë një përgjigje nga Ministria e Brendshme se kur do të zgjidhet kjo çështje e tejzgjatur, nga kjo ministri bëhet me dije se qytetarët janë njoftuar përmes një komunikate e cila është dërguar në muajin korrik.

Mobi Casa

Nga ana tjetër qytetarët ballafaqohen me probleme nga më të ndryshme për shkak të mungesës së targave.
Problem tjetër është edhe ç’lajmërimi i automjeteve me targa të përkohshme për shkak se Qendra për Regjistrimin e Automjeteve nuk e bënë një gjë të tillë për shkak të tabelave që vetë i lëshon të përkohshme, ka bërë me dije për Radio Kosovën Besim Mehana, i cili merret me sigurime.

Ministria e Brendshme përmes një komunikate për media të lëshuar në muajin korrik ka sqaruar se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët mund të pajisen me targa provuese të përkohshme deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.

MPB-ja ka bërë me dije se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20 tetor 2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga Ministria e Brendshme.