Temat për korrupsionin i nxjerrin jashtë ministrat qeveritarë
Të gjitha subjektet politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita, janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të korrupsionit, i cili ekziston akoma në nivel të qeverisjes së të gjitha instancave shtetërore, për të cilin fenomen po flasin në vazhdimësi edhe raportet e organizatave ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si shkaktar serioz të degradimit të paparë, që i shkakton ndërtimit të shtetit të Kosovës që nga paslufta.
Njerëzit e ekzekutivit injorojnë Kuvendin për temat e nxehta
Hertica: Nuk ka Prokurori e Gjyqësor që ndal krimet që ndodhin në të gjitha nivelet e shtetit
“Mjegulla po u konvenon vetëm atyre që e kanë krijuar, pra kësaj klase politike, e cila për ta mbrojtur veten, gjithmonë rri në aksion, duke i sulmuar të tjerët, të cilët po i shpalosin veprimet e turpshme që i bëjnë që nga paslufta, e të cilat edhe sot janë në trend. Si mund të presim që këta njerëz të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, kush do të kishte fuqi që të ngrejë padi mbi ta”, ka spikatur analisti Islam Krasniqi
Të gjitha subjektet politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita, janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të korrupsionit, i cili ekziston akoma në nivel të qeverisjes së të gjitha instancave shtetërore, për të cilin fenomen po flasin në vazhdimësi edhe raportet e organizatave ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si shkaktar serioz të degradimit të paparë, që i shkakton ndërtimit të shtetit të Kosovës që nga paslufta. Kjo mënyrë e keqqeverisjes është bërë pa përjashtim, por ka kulmuar me tri qeverisjet e fundit në pushtet.
Një nga format e sensibilizimit dhe të ushtrimit të presionit për luftimin e kësaj dukurie është edhe debati në parlament, si presion i Qeverisë dhe institucioneve të drejtë- sisë që të merren më seriozisht me këtë çështje, por në Kuvendin e Kosovës rrallëherë ka pasur debate të mirëfillta dhe të përqendruara vetëm në këtë temë si pikë speciale e rendit të ditës. Për kontributin që mund të japë debati i hapur parlamentar si pikë e veçantë për korrupsionin e krimin e organizuar në rritje dhe sundimin e ligjit që nuk ekziston në nivelin e duhur, për monopolet dhe oligarkët e inkriminuar, për tregun e shpartalluar e të shkatërruar nga oligarkët e inkriminuar, pozita dhe opozita kanë shpjegimet e tyre diametralisht të ndryshme.
Pozita thotë se dobia dhe interesi i përfitimit pozitiv nga këto debate vjen vetëm nëse shtrihen në bazë të gjerë, pa qëllime dhe prapavijë të caktuar politike, dhe kur ato ngrisin shqetësimin e barbarët për të gjitha nivelet e pushtetit, nga ai lokal deri në nivelin qendror, gjë për të cilën asnjëherë nuk ka pasur akordim serioz./kosova sot/


