Uji Dea

Pushtetarët, në gjah të eksploatimit tè nëntokës për përfitime personale

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Pas tre vjet pritjeje, në fundin e muajit të kaluar, Ministria e Financave të Kosovës, me vendimin e Komitetit për Partneritet Publik- Privat më në fund u ka dhënë dritën jeshile dy kompanive të huaja që të bëjnë eksploatimin e nëntokës kosovare.

Shatri: PDK-LDK po i shfrytëzojnë ditët e fundit në pushtet që të nxjerrin, të shesin dhe të plaçkitin pasurinë tonë.

Ministria e Financave, me vendimin e Komitetit për Partneritet Publik- Privat, iu ka dhënë dritën jeshile dy kompanive të huaja që të bëjnë eksploatimin e nëntokës kosovare. Njëra është “Hellenic”-u grek që operon në Kosovë si “Sharr Cem” dhe tjetra shoqëri aksionare është ajo kanadeze me emrin “Envidity”. Njohësit e çështjeve të ekonomisë shprehin dyshimin se prapa tyre qëndrojnë pushtetarë të Kosovës, që kanë për qëllim zhvatjen e pasurive të Kosovës, raporton Gazeta Kosova Sot.

Pas tre vjet pritjeje, në fundin e muajit të kaluar, Ministria e Financave të Kosovës, me vendimin e Komitetit për Partneritet Publik- Privat më në fund u ka dhënë dritën jeshile dy kompanive të huaja që të bëjnë eksploatimin e nëntokës kosovare. Këto vendime kanë ngjallur debatin tek ekspertët dhe opozita se dikush nga pushtetarët e tashëm po qëndron pas këtyre dy licencave të këtyre dy kompanive që po favorizohen nga Qeveria për eksploatim te nëntokës kosovare.

Mobi Casa

Analistët dhe opozita shtrojnë dilemën se kush nga pushtetarët e tashëm po i përfaqëson këto kompani në dy rastet, atë me “Sharr Cemin dhe kompaninë kanadeze, “Envidity”. Drejtuesit e Komitetit për Partneritet Publik-Privat kanë marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri që si komision funksional të shqyrtojë këto vendime dhe Kuvendit t’i paraqesë rekomandimet.

Në vendimin e Komitetit për Partneritet Publik-Privat, në mes të tjerash, thuhet se ky komitet duhet që t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës marrjen e vendimit me të cilin konstatohet se është interes publik lëshimi i licencës për Projektin “Prometheus”, të Kompanisë “Sharr Cem”, të dorëzuar në Ministrinë e Financave më datën, 05.08.2013 me numër protokolli,1556. Ndërsa në vendimin e dytë të Komitetit për Partneritet Publik-Privat thuhej se është interes publik lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë,”Envidity” të dorëzuar në MZHE më datën,16.09.2013 dhe të përcjellë në Ministrinë e Financave përmes MZHE-së me anë të shkresës së datës,13.12.2013 me numër protokolli,2568. Në disa nga pikat e këtyre dy vendimeve, veç kërkesës për furnizim të rregullt me energji elektrike, thuhej se dhënia e lejes së veprimtarisë këtyre dy kompanive, në mes të tjerash, bëhet pas milionave euro investimesh që do të kontribuojnë në tërheqjen e investimeve të konsiderueshme të drejtpërdrejta në Kosovë. Veç saj, në arsyetimin e vendimit thuhej se projektet në fjalë do të ndihmojnë zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe përmirësimin e kushteve dhe standardeve të prodhimit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresën telefonike të tre anë- tarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, dr. Muhamet Mustafa(LDK) Sala Berisha-Shala(PDK) dhe Raif Qela(PDK), nuk kemi marrë përgjigje për këtë çështje.

Burhan Kavaja: “Politika të gabuara, fatale, të Qeverisë me nëntokën dhe xehet ” Lidhur me çështjen që po trajtohet, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Kosovës, që kanë qenë vendimtarë në miratimin e këtyre vendimeve, nuk janë prononcuar për disa ditë me radhë. Kurse Ramiz Krasniqi, ndryshe drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për gazetën”Kosova Sot”, ka mohuar në tërësi akuzat në adresë të tyre. ” Ne si institucion punojmë në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe pyetjet e adresuara me poshtë nuk janë përgjegjësi e KPMM-së”.

Zëdhënësi i Lëvizjes, “Vetëvendosje!”, Frashër Krasniqi u shpreh për “Kosova Sot” se nuk kanë të dhëna të sakta për to, por shtoi se dihet në këto marrëdhënie kriminale ekonomike, sikurse në ekonominë e zezë së tregut, janë të përfshirë në forma të ndryshme zyrtarë- qeveritarë, familjarë dhe të afërm të tyre ose militantë partiakë. Njëri nga dy ish-drejtorët e Kombinatit “Trepça” Burhan Kavaja, lidhur me dhënien me koncesion të pasurive të nëntokës kosovare i ka kundërshtuar në mënyrë të ashpër këto veprime të Qeverisë. Kavaja ka thënë për “Kosova Sot”, se këto janë shumë veprime të dëmshme dhe gabime të pariparueshme të Qeverisë për të ardhmen ekonomike të vendit. “Kosova ka pasur dhe ka kapacitete të mjaftueshme intelektuale dhe njerë- zore dhe kapacitet prodhuesve që të bëjnë vetë nxjerrjen, përpunimin dhe finalizimin e këtyre xeheve si produkte finale në Kosovë e vetëm atëherë më pas ato xehe do të mund të shiteshin si produkte finale në tregun vendorë apo jashtë. Mendoj se këto politika për dhënien me koncesion të nëntokës dhe xeheve të Kosovës janë një dëm shumë i madh dhe janë politika të pariparueshme për të ardhmen e vendit dhe nga këto politika nuk do të kemi asnjë dobi”, është shprehur ai. Kavaja thotë se këto veprime të pushtetarëve tanë janë një tragjedi, sepse e tëra kjo po bëhet vetëm e vetëm për qëllime të përfitimeve të pushtetarëve të të gjitha garniturave, përfshirë edhe pushtetarët aktualë./kosova sot/