UBT

Privatizimi korruptiv mbylli fabrikat, mbushi xhepat e pushtetit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosova nuk po mund ta marrë veten edhe për shkak se privatizimit, që në vend se ta gjallëronte ekonominë, ai e fundosi atë. Pas luftës kemi pasur qeveri zhvatëse, të cilat nuk i kanë sjellë e nuk do t’i sjellin kurrë asnjë dobi këtij shteti.

Ish-ndërmarrjet shoqërore u trafikuan nga politikanët

Mijëra punëtorë ngelën pa punë

Kosova nuk po mund ta marrë veten edhe për shkak se privatizimit, që në vend se ta gjallëronte ekonominë, ai e fundosi atë. Pas luftës kemi pasur qeveri zhvatëse, të cilat nuk i kanë sjellë e nuk do t’i sjellin kurrë asnjë dobi këtij shteti

Procesi i Privatizimit në Kosovë, që nisi me AKM-në e krijuar nga UNMIK-u më 2003 për të vazhduar me AKP-në e krijuar nga Qeveria e Kosovës, sipas njohësve të kësaj fushe, ia dha të mbrapshtën zhvillimit të Kosovës në pikëpamje ekonomike. Kjo sepse, sipas ekspertëve, forma e privatizimit të kriminalizuar dhe prej ndikimit tepër të madh të politikës dhe mafio-oligarkëve, kanë bërë që Kosova nuk po mund të marrë veten edhe për shkak se privatizimit në vend se të gjallëronte ekonominë ai e fundosi atë.

Ndërkaq, opozita janë të mendimit se Kosova me privatizim e saj të egër dhe neoliberal bëri që me mijëra veta të mbesin të papunë dhe që të mbyllen me dhjetëra fabrika në tërë vendin që dikur edhe ishin krenaria e ekonomisë së Kosovës. Sipas AKP-së, që nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë, janë shitur 1,290 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore, me një vlerë prej mbi 660 milionë eurosh.

ARKATANA

Procesi rriti numrin e të papunëve

Lideri i sindikatave kosovare, Haxhi Arifi, tha se është i mendimit se procesi i deritashëm i privatizimit në Kosovë, që për synim kishte hapjen e vendeve të reja të punës, e ka pasur kundërefektin e tij, sepse deri më tash nga ky proces janë larguar nga puna më shumë se 70 për qind e të punë- suarve.

Kryesindikalisti Arifi si shembull për të keq të këtij procesi e mori privatizimin që i kishte bërë ish-kompanisë shumë të njohur ndërtimore, KNI “Ramiz Sadiku”, nga Prishtina, që, sipas tij, ka pasur më shumë se 7 mijë e 200 punëtorë, kurse tash është shuar fare si kompani.

Arifi thotë se kemi pritur që me privatizim do të vinte një rimëkëmbje e ekonomisë, por për fat të keq këto ëndrra të shoqërisë kosovare nuk u bënë realitet dhe privatizimi, i cili ishte bërë si nga AKM-ja, ashtu edhe nga AKP-ja, ka dështuar dhe është degraduar komplet ekonomia e Kosovës, si nga ana e punësimit, si nga rritja e kapaciteteve ekonomike.

Ndërsa, Shkodran Hoti, zyrtar i lartë në Zyrën për informim të lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se privatizimi ishte i dështuar. “Nuk ka pasur plan për zhvillim ekonomik, por privatizim të egër neoliberal, i cili ka lënë mijëra njerëz të papunë dhe u ka dhënë fund shumë fabrikave, e në të njëjtën kohë janë pasuruar dhe kanë bërë miliona qeveritarë e të afërm të tyre”.

Ai shtoi se, kjo ndodh sepse në gjithë pasluftën kemi pasur qeveri zhvatëse, të cilat nuk i kanë sjellë e nuk do i sjellin kurrë asnjë dobi këtij shteti. Ekonomia e Kosovës është duke bartur pasojat e një procesi të privatizimit të dështuar të ndërmarrjeve shoqërore./kosova sot/