Hidromorava

Tenderomania lë Qendrën më të madhe spitalore pa barna

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Keqpërdorimet me tenderë në shëndetësi po vazhdojnë t’u sjellin telashe pacientëve të varfër, të cilët po detyrohen të blejnë vetë barna dhe material shpenzues. Tash së fundi, në QKUK, por edhe në spitalet e tjera ka mungesë të furnizimit për ortopretikë, sepse tenderi pritet të kthehet ne rivlerësim.

Loja me tenderë nëpër institucione shëndetësore po vazhdon të lërë pacientët nëpër spitale pa barna të listës esenciale, si dhe pa material shpenzues. Tash së fundi, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kërkuar që të kthehet në rivlerësim tenderin “Furnizim për Ortopretikë”,të shpallur nga SHSKU. E gjithë kjo pas një ankese që ka bërë operatori ekonomik”Ortoprotech SH.P.K “.

Ndërkohë, pas shqyrtimit të ankesës së operatorit ekonomik, bëhet e ditur nga OSHP-ja se është ardhur në përfundim se ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, duke kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim.

Ne anën tjetër, sipas Zyrës së drejtorit të përgjithshëm të shërbimit Spitalor Klinik Universitar, është bërë e ditur se materiali për ortopretikë, është shumë i domosdoshëm për punë dhe shpresohet se pas rivlerësimit do të procedohet më tutje bazuar në legjislacionin në fuqi, përkatësisht Ligjit të Prokurimit.

Mobi Casa

Ndërkohë, eksperti shëndetësor nga radhët e AAK-së, Talat Gjinolli ka vlerësuar për “Kosova Sot” se vetë fakti i anulimi i tenderëve me autoritet kontraktues institucione publike shëndetësore, tregon për papërgjegjësi totale deri në dyshime për korrupsion të skajshëm me primesa të krimit të organizuar ekonomik.

Përfitojnë klanet, e pësojnë pacientët “Tragjedia më e madhe është se nga këto veprime përfituesi më i madh janë klanet politike që mbështesin këtë situatë dhe më së paku i sëmuri”, ka pohuar Gjinolli, duke shtuar se në këtë mënyrë ” shteti ( qeveria ), pos që nuk ofron shërbim shëndetësor cilësor, ai e “gjobit ” të sëmurin, është shprehur Gjinolli.

Kurse, edhe Besa Baftiu, deputete dhe anëtare e Komisionit për shëndetësi nga radhët e VV-së, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” se Qeveria, konkretisht MSH-ja, nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve. “Në vend që furnizimi me barna të jetë i sigurt me kohë, këtu vazhdimisht po bëhen dallavere sa u përket tenderëve, ku përfitimet janë të mëdha, siç është në pyetje lista esenciale e barnave, barna këto nga të cilat varet edhe jeta e pacientëve”, ka pohuar ajo.

Ndërkohë, pacientët dhe familjarët e tyre po vazhdojnë të ankohen për mungesë te barnave nëpër spitalet tona. Luljeta Rrahmani, qytetare nga Prishtina, është ankuar se t’i ketë rënë disa herë të kujdeset për prindërit e saj në spital, kurse gjithherë ka theksuar se është vërejtur se ka mungesë të barnave. “Në QKUK rrallëherë na ka ndodhur të mos i blejmë të gjitha barnat, ani pse është dashur të sigurohen nga MSH-ja”, ka theksuar ajo./kosova sot/