UBT

Bislimi: Ka mbetur vetëm edhe një votim i fundit për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Komiteti LIBE votoi sot pro heqjes së vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sipas Bislimit, pas kësaj ka mbetur vetëm edhe hapi i fundit në seancën e Parlamentit Evropian, që do të mbahet më 18 prill ku dhe do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave”.

Mobi Casa

“Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën për votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian”.

Zëvendëskryeministri thotë se pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë”, ka shkruar tutje Bislimi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.