Fundamenti

Abdixhiku: Gjashtë kushtet e Kurtit për formim të Asociacionit u zhbënë, çfarë fati i trishtueshëm politik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar pozicionin e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut, si “fat i trishtueshëm politik”.

“Për këto qëndrime, për pozicionin ndryshues të Albin Kurtit unë ndjej keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se raportimet në Kuvend të kryeministri kanë humbur peshën e substancës tërsishtë sepse ato ose bëhen pasi të ketë përfunduar gjithçka e deputetët dhe partitë mbesin në terr informativ, ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi që çdo gjë që flitet këtu zhbëhet pak ditë më pas në një takim të radhës në Bruksel, në një paraqitje televizive.

Tutje, kryetari i LDK-së theksoi se të 6 kushtet e Kurtit për formimin e Asociacioni u zhbënë.

ARKATANA

“Të 6 kushtet e kryeministrit rreth formimit të Asociacionit të bëra publike në seancën e 2 shkurtit 2023, u zhbënë fillimisht me marrëveshjen e 27 shkurtit e më pas përfundimisht në aneks-marrëveshjen e Ohrit. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte njëri ndër kushtet e Kurtit në këtë Kuvend, dhe nuk kanë kaluar as 2 muaj dhe aneks-marrëveshja e pranuar në formë deklarative në Ohër parasheh qartë obligimin e palëve për të nisur menjëherë diskutimet e themelimit të aranzhimeve speciale për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë sipas marrëveshjeve paraprake në një marrëveshje pa njohje në të”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se ka breng qëndrimin politik të Republikës së Kosovës, e jo si paraqitet në pasqyrë Kurti.

“Unë breng nuk e kam se në pasqyrë a i del vetja luan apo kameleon, unë breng kam qëndrimin politik të Republikës së Kosovës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.