Aksidentohen dy vetura në Muçibabë, pasagjeri pëson lëndime
Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Muçibabë, komuna e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku.
Deri te aksidenti me lëndime besohet se ka ardhur kur automjeti Peugeot, me targa 06, vozitësi shqiptar duke mos respektuar shenjen e komunikacionit ka goditur automjetin BMW, me targa VR, vozitësi shqiptar, me ç’rast pasagjeri i veturës Peugeot pëson lëndime trupore dhe për këtë është dërguar në tretman mjekësor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.
Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në Prokurorinë Themelore ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


