Aksident trafiku në Livoq, lëndohet vozitësi
Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Livoq i Epërmë, komuna e Gjilanit ka ndodhur një aksident.
Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi shqiptar me veturën Golf, me tabela 06, duke mos e përshtatë shpejtësinë dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin kalon shiritin e kundërt dhe godet veturën Ford, me tabela po 06, drejtuar nga vozitësi shqiptar, ku me ç’rast lëndime trupore pëson vozitësi i veturës Golf, ku kërkon trajtim mjekësor.
Rasti i referohet Gjykatës njoftoj Ismet Hashani. /rajonipress/


