E rrah gruan e bënë për spital, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast “Dhunë Familjare”, në fshatin Hodonoc, komuna e Kamenicës. Nga hetimet e para mësohet se Viktima Femër shqiptare Shtetase e Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare në Kamenicë, ku ndaj saj ishte ushtruar dhunë fizike pasi që lëndimet në trup ishin të dukshme.
E njëjta me udhëzim të mjekut është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan, mirëpo shkaku i lëndimeve e njëjta është transportuar në QKUK-Prishtinë.
I dyshuari bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes tyre i njëjti e ka goditur me mjete të forta dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë–frakturë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve. Rasti i referohet njësisë së hetimeve njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


