Bojan Vasiç nuk ka përfillur urdhrat e policisë, vetëm njësia speciale ka arritur ta prangos
Gjilan – Është dashur të reagojë njësiti special për të arrestuar serbin Bojan Vasiç i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit prej 48 orëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Velekincë e Ulët në Gjilan më 14.08.2016 i dyshuari mashkull serbë është arrestuar pasi që kishte filluar ta rrënoj një pjesë të minares së Xhamisë nga lart-poshtë.
Njësitet policore kanë shkuar ne vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe ndihma e parë. Rreth një orë është negociuar me të dyshuarin i cili nuk ka përfillur urdhrat e policisë dhe ka vazhduar me rrënimin e minares, derisa ka shkuar Njësiti i reagimit të shpejtë i cili ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje 48 orë njoftoj policia e Kosovës.
Sipas burimeve tona i dyshuari është Bojan Vasiç (1981) derisa ai po dyshohet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë./rajonipress/


