Arrestime në Zhegër, në veturë u kapet substancë narkotike
Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 14.5 gram substance të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


