Fundamenti

Haziri: Të zbardhet Dosja e luftës, Gjilani e ka të gatshme dosjen e krimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të merren seriozisht me krimet e luftës. Dosja e Gjilanit dhe krimet tjera të luftës të kryera në Anamoravë duhet të zbardhen njëherë e përgjithmonë thotë ai për rajonipress.

Lutfi Haziri u ka dhënë një mesazh organeve të Prokurorisë për të hetuar të gjitha krimet e kryera në Gjilan e Anamoravë. “Duhet të zbardhet Dosja e luftës. Gjilani tashmë e ka dosjen e plotë të krimeve të luftës dhe po ashtu edhe të dëmeve të luftës ndaj qytetarëve dhe ekonomisë familjare e shtetnore. Është koha e fundit që të fillon procesi i hetimeve ndaj atyre që kanë dosje kriminale. Na gëzoj lajmi i arrestimit të një krimineli për krime lufte në Zhegër, por kjo është e pamjaftueshme kundër dosjes së madhe që duhet të hetohet” u shpreh Haziri për rajonipress.

Fundamenti

Haziri e ka falënderuar Qeverinë e Malit të Zi për këtë veprim ndaj krimeve në Zhegër. “Këtë shembull duhet ta përcjell Qeveria e Serbisë për ata që fshehën në Serbi, por edhe Kroatët që dyshohet që një numër i tyre me identitet të rrejshëm fshehën në Kroaci. Ne kemi evidenca po ashtu që një numër i kriminelëve janë në Evropë dhe Australi si azilkërkues. Qeveritë e këtyre vendeve duhet të kërkojnë informacione shtesë për ta, para se të aprovojnë azilin politik për ta” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.