Hamza: PDK është këtu për konstituimin e Kuvendit, por është përmbysur rendi kushtetues
Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se Kushtetuta e Kosovës nuk po respektohet dhe se rendi kushtetues është përmbysur në vend.
Por, Hamza tha se e votojnë nënkryetaren e propozuar nga partia e tyre dhe tha se këto veprime PDK i bën në favor të 16 shtatorit – datës kur pritet të jepet verdikti final për ish-krerët e UÇK’së në Hagë.
“PDK është këtu për t’u konstituuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E dimë, jemi të sigurt, që Kushtetuta nuk është respektuar, as Rregullorja, vendimet e Gjykatës Supreme nuk janë duke u respektuar. Është përmbysur rendi kushtetues. Vendi është pa institucione. Ne e votojmë nënkryetaren e PDK’së, e propozuara jonë, Vlora Çitaku. Vendi duhet të ketë institucione. Mbi të gjitha e përtej të gjithave, për PDK’në e unë jam i bindur edhe për Kosovën, data 16 shtator është jetike. Ne veprimet tona i bëjmë në favor të datës dhe në lidhje me datën 16. Ne presim vendim lirues”./Express/


