Mobi Casa

Debëlldehu i njohur për bimët aromatike, mjekësore dhe frutat e imta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me bashkëpunëtor ka vizituar sot kompaninë “Ve-Tro-Isol AG” nga Ferizaji e cila ka një pikë të saj grumbulluese në fshatin Debelldeh të Vitisë. Kjo kompani merret me grumbullimin dhe përpunimin e bimëve aromatike, mjekësore dhe frutave të imta si Mjedrave dhe Manaferrave etj.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural janë njohur me veprimtarinë e kompanisë “Ve-Tro-Isol AG” në Debelldeh, me këtë rast ata janë takuar edhe me përfaqësuesin e saj, Muhabi Rrahmani, i cili foli edhe për planet e kësaj kompanie. “Jemi duke shikuar mundësitë që të sigurojmë edhe një makinë për tharjen e bimëve mjekuese dhe aromatike kjo do jetë në interes jo vetëm të biznesit tonë por edhe të fermerëve” u shpreh Rrahmani.

Ndërkaq Veton Ademi, potencoi se është shumë e nevojshme që fermerët të kenë pika të tilla grumbulluese me qëllim që të kenë ku t`i dorëzojnë dhe shesin produktet e tyre bujqësore që sipas tij janë në rritje. “Për shkak të shtimit të parcelave me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore është shumë e nevojshme që të kemi pika grumbulluese dhe përpunuese sikurse kjo që e vizitove sot në Debelldeh të Vitisë” u shpreh Ademi.

ARKATANA

Ndërkaq kjo kompani po bënë grumbullimin e bimëve të ndryshme si ato aromatike, mjekësore por edhe të frutave të imta, ku kryesisht është duke grumbulluar më shumë mjedra.

Në këtë pikë grumbulluese pos mjedrës grumbullohen edhe: shtogu, bliri i bardhë, dredhëza e egër, boronica, manaferra, këpurdha e ujkut, këpurdha dhelprake etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.