Eko Higjiena

Humbjet e mëdha të Trust-it, riaktualizohet kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi mbi 160 milionë euro në tregjet ndërkombëtare financiare deri në korrik të këtij viti. Humbjet shkaktuan pakënaqësi ndër qytetarë dhe në qarqe ekonomike.

Por, njëherësh riaktualizuan kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale.

“Ato mjete po të ishin futur në qarkullim në Kosovës, sigurisht se do të kishte reflektim pozitiv në ekonominë e vendit”, deklaroi Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Fundamenti

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj thotë se qytetarëve duhet t’iu jepen mjetet e kërkuara derisa sipas tij Qeveria duhet të japë llogari për mjetet e humbura të TRUST-it.

“Është një paradoks pasi qeveria më shumë po ka gatishmëri të japë pako ekonomike, se sa ta japë TRUST-in që është diçka që qytetari nuk ka kërkuar rimbursim”, deklaroi Kadrijaj.

Peticioni me mbi 20 mijë nënshkrime me këtë kërkesë pritet që të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.