UBT

Rashiti : Ja çfarë përfituan shqiptarët e Kllokotit dhe Mogillës nga investimet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hasan Rashiti nënkryetar për komunitete në komunën e Kllokotit thotë për rajonipress se fshatrat shqiptare në kohën e kësaj qeverisje janë përfitues real të shumë projekteve.

Duke folur për investimet që janë bërë dhe po bëhen në Kllokot, përkatësisht në Mogillë ku janë me shumicë komuniteti shqiptar, Rashiti përmend asfaltimin e rrugës Mogillë – Viti, në gjatësi prej tre km, projekt ky i përbashkët me Komunën e Vitisë i financuar nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Përndryshe me shumë interes sipas Rashitit për komunitetin shqiptar janë edhe Renovimi dhe instalimi i Nxemjes Qendrore në shkollën e mesme të ulët ”Gjon Sereqi” në Mogillë, këtu pritet të bëhet edhe Renovimi dhe Inventarizimi i shkollës fillore, objekti i vjetër në Mogillë ku mësimi zhvillohet nga të dyja komunitetet edhe shqiptar edhe serb.

Uji Dea

“Jemi në fazën përfundimtare për të futur në funksionalizim Rrjetin e ujësjellësit në Mogillë dhe në të gjitha vendbanimet e Komunës së Kllokotit. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me Hidromoraven në Gjilan dhe Qeverinë Zvicerane. Kemi dorëzuar Projektin për ndërtimin e një Objekti për Qendrën Rinore në Mogillë, pranë Ministrisë për Komunitete dhe kthim të cilën na kanë dhënë premtime të mëdha me realizuar. Kam pasur takim me zëvendës Ministrin e kësaj Ministrie zotin Izmi Zeka i cili është zotuar se do na dali në ndihmë. Presim që këto ditë të nënshkruajmë edhe një marrëveshje me Komunën e Vitisë dhe të dorëzojmë një Projekt të përbashkët për ndërtimin e trotuarit në gjatësi prej 3 km në rrugën Mogillë – Viti. Këtë projekt do na e financoj Ministria për Infrastrukturë. Këto projekte janë vetëm për fshatin Mogillë ndërsa komuniteti shqiptar në Kllokot është pjesë e Kllokotit si qendër dhe investime janë bërë edhe aty”.

Rashiti tha se pritet që këto ditë të finalizojmë edhe një investim që ka të bëjë direkt me komunitetin shqiptar, përkatësisht të asfaltohen dy rrugë për lagjet ku janë të koncentruar komuniteti shqiptar në Kllokot./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.