FIDANISHTJA

Qeveria bën thirrje për kursim – Rizvanolli: Temperatura e dhomës gjatë ditës të jetë 19 gradë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli, ka prezantuar 20 masat e Komitetit tektonik emergjent për kursimin e rrymës në sektorin publik. Rizvanolli tha se do të fillohet me sektorin publik për të vazhduar pastaj me sektorin privat.

“Kriza energjetike që ka përfshirë evropën e ka prekur edhe Kosovën. Duke marrë parasysh këtë ne kemi shpallur masat emergjente në kufizim të energjisë që është miratuar në Kuvend. Komiteti teknik emergjent i ka ofruar rekomandime qeverisë dhe ministrisë së Ekonomisë. Do të fillojmë me masa në sektorin publik dhe institucionet publike për tejkalimin e krizës sidomos gjatë stinës së dimrit e më pastaj edhe në sektorin privat”.

HW

Disa nga masat janë edhe ndërrimi i poçeve elektrikë, gjatë orarit standard të punës temperatura e hapësirave të mos jetë më e lartë se 19 gradë celsius.“Të gjitha masat në vijim kanë të bëjnë me kursimin e energjisë në sektorin publik. Të zëvendësohen poçet standard me poçe led në institucione publike, të ndalohet ngrohja në zyre apo objekte ku nuk ka prezencë fizike, të ndalohet përdorimi i bojlerëve përveç në institucione si spitali dhe entitete tjera ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm”.“…të ndalet pajisjen elektrike përfshirë ato të Teknologjisë Informative në rastet kur nuk do të përdoren për periudhën më të gjatë se 10 minuta, të ndalohet përdorimi i klimave përveç rasteve kur nuk ka alternativa tjera për ngrohje, ndalohet përdorimi i ngrohëseve me energji elektrike, të mos përdoret ndriqim gjatë periudhës kur ka dritë natyrore, të ndalen të gjitha reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike”“…të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjitha objektet, të ndalet të gjithë ndriçimi që s’është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum ku ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.