Gjashtë remnikasit trima të cilët që nga 45-ta jetuan e vdiqën në ekzil
Gjilan – Vitet ecin, ecin dekadat, po afrohet përmbushja e shekullit, nga ajo kohë, nga koha e ndodhjes së luftës së dytë botërore, njërës nga luftërat më të përgjakshme për shqiptaret, posaçërisht në Kosovë e në gjitha trojet shqiptare të Jugosllavisë së atëhershme.
Nga ajo që shënuan dhe thonë historianet, Kosova atëherë kishte dikun mbi 400.000 banor, nga kjo luftë doli me 50.000 të vrarë, shumica dërmuese shqiptarë, pa i llogaritur të ikurit, dhe të burgosurit e shumtë, ku edhe më do shtohej numri i shqiptarëve që në të ardhmen shumë do i mungonin Kosovës dhe familjes.
Ashpërsia e gjithë okupatorëve në raport me shqiptaret sikur fuziononte edhe më ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe rezistuese tek shqiptaret, jo çdoherë në nivelin e duhur. Pjesa dërmuese e të vrarëve të ikurve dhe të burgosurve ishin elita e shoqërisë dhe e familjes.
Pas okupimit, Kosova ndahet në tri pjesë administrative, një pjesë ju mbetet gjermanëve, një italianëve dhe një bullgarëve. Remniku mbetet në zonën bullgare, ishte njëri nga fshatrat që në atë kohë pësoj dhe rezistoi më së shumti. Është e ditur për Anamoraven e Karadakun golgota e ndodhur në Xhamin e Remnikut, organizuar nga bullgaret, përkrahur nga serbet vendas, ky moment kërkon një trajtim të veçantë dhe më të gjerë, Remniku pati dhjetëra të vrarë, dhjetëra të torturuar fizikisht, dhjetëra të burgosur politik dhe gjashtë të ikur që do jen objekt trajtimi në këtë shkrim.
Luftës së dytë botërore po i afrohej fundi, por për shqiptaret po fillonte një e zezë tjetër në shumë aspekte edhe më e rëndë. Gjithë ata që më një mënyrë kishin bërë rezistencë apo kishin shpreh ambicie për liri kombëtare, ju nënshtruan vrasjeve, burgosjeve dhe dëbimit.
Siç e ceka më lart Remniku bënte pjesë në fshatrat më rezistues, prirë nga Hasan Alia luftari zullum madh i këtij fshati dhe i këtyre anëve, i cili pabesisht vritet në tradhti, tek në vitin 1951 duke marr epitetin e luftarit të fundit me armë në dorë, kundër okupimit titist jugosllav, në gjitha hapësirat e këtie shteti, Hasani nuk ishte vet, rreth vetës kishte shumë trima remnikas si vet.
Po ndalem tek qëllimi i këtij shkrimi, në pika të shkurta do përshkruaj fatin dhe fatkeqësinë e 6 luftërave trima Remnikas të cilët gjatë vitit 1945 të prirë nga atdhetari Hysen Terpeza bashkë me shumë luftar tjerë të lirisë braktisin Kosovë. Remnikasit që braktisen vendin janë Vëllezërit Hajrulla e Xheladin Ramadani( Hajra e Xhela i Beqes) familja Pusaj (pusiq) vëllezërit Shabi e Azem Rexh Sefiu familja Myrtajve (myrtovyqe) Jakup Hajdari Hasani lagja Demalia dhe Elmaz Qerim islami lagja Salihaj (Saliq) Hajrullahi e Xheladini ishin detyruar të ikin pasi në çdo aksion për likuidimin e kriminelëve serb e bullgar kishin marr pjesë, posaçërisht Hajrullai, i cili shquhet për trimëri e shkathtësi, në korrikun e 1942, ne vendin e quajtur Qafa e Zhegres i kapin dhe i likuidojnë 8 kriminel serb, pjesëmarrës në masakrën e Xhamis kundër remnikasve, në këtë aksion bashkë me Hasanin dallohet Hajrullahi. Vllazrit Shabi e Azem Sefiu detyrohen ta braktisin vendin pas që me betejën e Kosovës nën Jugosllavi nuk ju kishte mbetur vend në Kosovë, këtyre dyve bullgarët bashkë me serbet e Remnikut ju a kishin mbytur vëllain e madh Bislimin-Bislen i cili ishte i shkolluar për hoxhë, por dinte shkrimin e lexim shqip, kishte mësuar në Prishtinë, gjatë kohës sa mësonte për hoxhë, nga abetaret e ardhura ilegalisht. Bislimi një ditë në hanin pronar i të cilit ishte në prezencën e disa serbëve kishte thënë:”Ky vend herdo kurdo do bëhet Shypni, se i shyptarve është na den baba den kemi qen shqiptar e kemi jetu këtu, disaher naj kan ndrru fejen por kurrë nuk kanë mund me najë ndrru kombin( Treuar nga djali i vllaut të ti Sabit Sefiu i vdekur para dy apo tri vitesh në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare, dëshmitar gjatë mbytjes së Bislimit) Shabia e Azemi hakmerren për këtë rast, marrin pjesë në shumë aksione, vet me dorën e vet vrasin Xaken një kriminel kryesori në vrasjen e Bisles por edhe në torturimin dhe tentim vrasjen e Azemit.
Jakup Hajdari detyrohet të ikë se pse kishte qen aktiv në luftë kundër gjithë atyre që kishin vra shqiptar, të njëjtin pushteti titist e akuzonte se ka marr pjes në vrasjen e një serbi gjoja të pafajshëm, për këtë arsye ja vrasin vllaun Asllanin. Elmaz Islamit ju dasht të largohej se pse bashkë me Halim Fetah Sejdiun Grgjen vrasin njërin nga kriminelet kryesor Nikollen e gjatë si e qujshin, i cili atë kohë gjatë ndejav fyente shqiptaret, siç tregonte Elmazi thot e kam ndegju me vesht e mi tu morr në për gojë nderine shqiptarve, unë e me vesht e mi e kam pasur rastin ta dëgjoj Elmazin, kur vinte për vizitë në Kosovë, edhe pas shumë dekadav kur e tregonte rastin i mllefosur fshante duke u ndir i lehtsuar, në fund thoshte ma pruni zoti me dorëntime e ndreqa.
Halimi rreth keti rasti i ik përgjegjësisë besës së remnikasve dhe vet Elmazit i cili kurr nuk tregon për Halimi, vetë kur puna përgjegjësis kishte morr fund! Këta gjashtë burra, gjashtë trima, gjashtë luftar lirie me tu largu nga vendi, si edhe shumë shok tjer si vet, pas vete lan familjet, lan prindërit, vllëzrit e motrat lan grat veja e fëmit jetima mbi të gjitha lan vendin e tyre shumë të dashur.
Hajrullahi i kishte lan gruan me dy vajza, Xheladini kishte lën gruan dhe një djal, Shabia kishte lëmn një vajz, një vajzë e kishte lën edhe Azemi, Jakupi kishte lën gruan me tre djem e tri vajza, ndërsa Elmazi nuk kishte lën as grua as fëmijë, kishte qen i martuar por ishte ndarë.
Gruaja e Hajrullahit e Shabies dhe Azemit pasi kishin pritë kohë të gjatë dhe pasi nuk kishin djal dhe ishin shumë të reja në moshë, detyrun t`i braktisin vajzat dhe të rimartohen. Hana vajza e Azemit një grua e pashme si edhe vajzat e Hajrullahit, me një fytyrë si hana në psemdhjetë, në një bisedë që patëm me Hënën, nga te shumtat që kisha, sepe ishim miq shpie, ja çka më thot. Ndegjo Demush a e ke ndegju atë Këngën ” le te presin për shtatë vjet” nana jeme dhe e Fahries nusja agjes Shabi nuk kan prit shtatë por nëndë vjet, por kot, kur u kput ymyti kthimit, u ndanë, ne nuk shkum me nanat edhe pse ato nuk na lanë, deshten me na marr me vete, nejtum te familja, nuk jam pishman, ma pruni zoti e vizitova e na vizitoj edhe baba Azem, agja Shabi diq herët!
Këta gjashtë burra jetuan jashtë vendit, Jakupi e Elmazi, vllaznit Shabia e Azemi, jetuan në Turqi, vllaznit Hajurrahi e Xheladini Hajra në Gjermani, Xhela një kohë në Itali, nuk idi krejt për qëndrimin dhe levizjet e ti. XHela, Elmazi dhe Azemi nuk lan pasardhës në migrim, Shabia i la katër djem që kanë edhe pasardhës disa janë gjallë dhe të ri, Hajrullahi la një djalë, jeton diku në Amerik, Jakup nëse nuk gaboj la tre djem të cilët kanë edhe pasardhës.
Nga pasardhësit që lanë në Kosovë sot kemi mjek, ekonomist, jurist inxhinier, krijues, politikolog e shumë profile tjera, janë njerëz me gjendje stabile ekonomike e familjare, pasardhës të denjë atdhetaresh, në mesin e tyri pati edhe disident politik, populli e thotë “dardha pikë nën dardhë”./demush mehmeti/rajonipress/


