Komuna e Kamenicës dhe FSK njihen me situatat emergjente
Kamenicë – Si vende me shkallë të rrezikshmërisë u konsideruan rrëshqitja e dheut në Lagjen “Çamëria“ në qytetin e Kamenicës, pastaj rrëshqitjet e dheut dhe shkëmbinjve në rrugë Shipashnicë e Epërme – Desivojcë, rrëshqitjet e dheut në rrugë rajonale Crep –Hogosht, vendi i quajtur Karma në Hodonoc etj.
Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, drejtori Faik Rexhepi është takuar me një delegacion të FSK-së, në krye me major Isak Demirin, përfaqësuesit e njësisë së ndërlidhjes regjionale nga Gjilani me kapiten Fahredin Ymeri.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi me situatat emergjente në Komunën e Kamenicës. Drejtori Faik Rexhepi i kishte njoftuar me rreziqet e nivelit të lartë dhe të mesëm që janë në Komunën e Kamenicës, të cilat edhe u vizituan.
Si vende me shkallë të rrezikshmërisë u konsideruan rrëshqitja e dheut në Lagjen “Çamëria“ në qytetin e Kamenicës, pastaj rrëshqitjet e dheut dhe shkëmbinjve në rrugë Shipashnicë e Epërme – Desivojcë, rrëshqitjet e dheut në rrugë rajonale Crep – Hogosht, vendi i quajtur Karma në Hodonoc etj.
Drejtoria kishte kërkuar ndihmë edhe për aftësimin e rrugës së vjetër, Poliqkë – Dragoc – Desivojcë e gjatë mbi tri kilometra.
Mysafirët premtuan se do t`i njoftojnë me gjitha këto organet kompetente./rajonipress/


