Eko Higjiena

Në varrezat e qytetit të Gjilanit gjatë këtij viti do të investohen 200 mijë euro‏

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Varrezat e qytetit gjatë këtij viti do të rregullohen përmes investimeve nga granti i ndarë nga UNDP, në vlerë prej 200 mijë euro dhe parashihet të bëhet ndërrohet rrethoja e tyre, zgjerimi i hapësirës së varrezave, hapja e shtigjeve për këmbësor, rregullimi i ndriçimit publik, pastaj rregullimi i ndriçimit dhe gjelbërimit në këtë hapësirë.

Në fjalën e tij lidhur me informimin e publikut për projektin dhe planifikimin e punimeve në atë pjesë, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo arrihet vetëm falë përfitimit të grantit nga UNDP të cilët i ka falënderuar për këtë grant dhe për përzgjedhjen e Komunës së Gjilanit për këtë investim.

“Komuna e Gjilanit, ka përfituar grant në vlerë prej 200 mijë euro, përmes projektit për rregullimin e varrezave të qytetit. Komuna ka aplikuar për grante me tri projekte, por, është përzgjedhur projekti për rregullim të varrezave për dy konfeksionet, myslimane dhe atyre krishtere. Sipas planifikimit presim që punimet të nisin kah fillimi i muajit tetor, dhe përmbyllja e tyre bëhet Brenda këtij viti, në bazë të planit dinamik. Është e paraparë të ndërrohet rrethoja e varrezave, zgjerimi i hapësirës për varre të reja, pastaj do të bëhet zgjerimi i rrugës dhe rregullimi i trotuarit për këmbësorët në drejtim të shkollës “Abaz Ajeti”, pastaj është i paraparë të bëhet edhe shtigjet për këmbësor nëpër varrezat, ulëse – pushimoreve, rregullimi i ndriçimit publik, gjelbërimi dhe mbjellja e drunjëve dekorativ”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Rexhep Kadriu.

Mobi Casa

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka marrë përsipër zgjerimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit për tek shkolla fillore “Abaz Ajeti”, por edhe asistimin e investitorit me kopje të planeve të ndryshme urbane dhe kadastrale.

Poashtu, Kadriu ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit është duke punuar vazhdimisht për lokacionin e ri të varrezave, sepse kjo hapësirë e tanishme është e pamjaftueshme, duke thënë se vetëm edhe një kohë të shkurtër ka vend në këtë hapësirë ngase më vonë varrezat e qytetit do të kenë një lokacion tjetër nga ai i tanishmi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.