United Hospital

Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të pa ligjshëm

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 19.08.2022 përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se në një lagje të qytetit të Kamenicës dyshohet se është duke operuar një lokal me lojëra të fatit.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake së bashku me njësitet e tjera relevante kanë kontrolluar lokalin (shtëpinë) e të dyshuarit Kosovar Shqiptar P.G. (1994).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) tavolinë pokeri, disa pajisje për lojëra të fatit, letra bixhozi si dhe një sasi e konsiderueshme e alkoolit pa dokumentacion përcjellës.

UBT

Provat materiale të gjetura janë konfiskuar nga ana e Inspektorëve përkatës si dëshmi për Gjykatën.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.