Mobi Casa

E kap policia, i dyshuari pranon se ka shtënë më armë zjarri në një gazmend familjar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në një gazmend familjarë këtu në Gjilan kishte të shtëna me armë zjarri. Njësiti policorë afër shtëpisë në të cilën kishte dasmë, kanë takuar të dyshuarin shqiptar shtetas të Kosovës i cili kishte qenë në veturën e tij. Me tu ndaluar nga policia i dyshuari ka pranuar se ai kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë “Blowmini mod 2003” kalibër 8mm, me karikatorë të zbrazur dhe një fishek kalibër 6.35 mm.

Sipas policisë gjatë kontrollit është gjetur edhe një gëzhojë e kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet se është shkrepur nga arma në fjalë.

Mobi Casa

I dyshuari është arrestuar dhe është sjell në stacionin policor në Gjilan ku është intervistuar.

Me vendim të Prokurorit rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/