Përfundojnë korrje shirjet në Kamenicë
Kamenicë – Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera, korrje-shirjet janë zhvilluar dhe përcjellë në bazë të programit të planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe rregullores komunale për korrje-shirje.
Sipas kryetarit të komisionit komunal për korrje – shirje, Nejazi Fera, fushata e korrje -shirjeve e filluar zyrtarisht më 11.07.2016, ndërsa ka përfunduar më, 01.08.2016, që do të thotë se procesi i korrje, shirjeve ka zgjatur rreth 22 ditë.
Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë rreth: grurë 1,800 ha. elb 50 ha dhe trotikall 35 ha.
Rendimenti mesatar i grurit ka qenë 4.500 kg. / ha, te elbi 4.000 kg./ ha dhe te trotikalli 5.000 kg./ ha. Të gjitha këto sipërfaqe i takojnë sektorit privat. Vlen të theksohet këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, rendimentet kanë qenë shumë më të larta, po ashtu edhe cilësia e grurit ka qenë më e mirë. Gjatë procesit të korrje-shirjeve në komunën tonë, kanë qenë të përfshirë rreth 35 autokombajna.
Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera, korrje-shirjet janë zhvilluar dhe përcjellë në bazë të programit të planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe rregullores komunale për korrje-shirje./rajonipress/


