UBT

Në një lokal në Zhegër konfiskohet substancë narkotike, i dyshuari në arrati

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me datën 2 gusht 2016 Drejtoria Për Hetimin e Narkotikeve nga shtabi qendror që vepron në Gjilan, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Luftimi Rrugor i Substancave Narkotike 2016”. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake – Gjilan, është kontrolluar Lokali “Arusha e Bardhë” në Fshatin Zhegër ku gjatë kontrollit, kanë asistuar njësite tjera mbështetëse të policisë së Kosovës.

Në hyrje të lokalit afër derës është gjetur një “Mulli për Bluarje të substancës narkotike”.

Më pas me kontrollimin brenda lokalit gjegjësisht në Banak janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e substancës narkotike në një qese, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar edhe një enë e plastikës me substancë narkotike.

Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatë lidhur me lëndën.

Eco Higjiena

Me pas është vazhduar edhe me kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit M.A. ku gjatë kontrollit në shtëpi nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas kthimit në Stacionin Policor-Gjilan është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar: 288 Gram substancë narkotike e llojit Marihuan e vendosur në një enë të Plastikës, 5.4 Gram Substancë Narkotike e llojit Marihuan e vendosur në një qese najloni si dhe një (1) Mulli për Bluarje të Marihuanës.

I dyshuari i njohur për policinë, në momentin e kontrollimit të Lokalit dhe shtëpisë nuk ka qenë prezent. I njëjti është në kërkim nga policia e Kosovës njësitet e DHTN-Gjilan.

Rasti është duke u hetuar tha Ismet Hashani./rajonipress/