Gjilanasi kapet me narkotik, policia bastisë shtëpinë e të dyshuarit
Gjilan – Njësiti i antidrogë me 02.08.2016 ka bastisur automjetin e konfiskuar Golf V pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet në arrest shtëpiak njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


