Nasala nderon mërgimtarët
Gjilan – Këshilli i fshatit Nasalë në bashkëpunimin me mërgimtarët ka mbajtur tubimin “Takimet e vendlindjes”.
Ruzhdi Selimi aktivist tha se tubimi ishte madhështor ku merrnin pjesë me qindra pjesëmarrës.
Selimi i cili edhe është kryetar i fshatit në emër të bashkëfshatarëve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe u ka dëshiruar qëndrim të këndshëm në vendlindje.
”Fal Diasporës ne jemi sot në pozitë më të favorshme pasi në çdo fazë të zhvillimit kanë dhënë kontributin e vet” ka thënë Selimi.
Selimi ka falënderuar mërgimtarët për tërë kontributin që ata e japin me vite të tëra në të mirë të fshatit dhe në të mirë të investimeve të përbashkëta që ndodhin në vendlindjen e tyre./rajonipress/


