ARKATANA

Aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” në Komunën e Novobërdës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.V, A.A dhe N.D, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri S.V., në cilësi të zyrtarit të Komunës së Novobërdës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mos u paraqitur në vendin e tij të punës dhe ka pranuar pagën mujore prej 427€, nga buxheti i Komunës së Novobërdës, nga muaji prill 2019 deri në dhjetor te vitit 2020, ashtu që në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar për vete shumën prej 14.116.94€ dhe ka dëmtuar buxhetin komunal ne shumën e lartcekur.

United Hospital

Ndërsa të pandehurit A.A dhe N.D, në cilësinë e drejtorëve për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Novobërdës, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, për ti shkaktuar përfitim
pasuror të kundërligjshëm zyrtarit komunal – të pandehurit SV, dhe përkundër që i njëjti nuk është lajmëruar ne punë, nuk e kanë larguar nga lista e pagave dhe me këtë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.