Hidromorava

Mbahet forumi i bizneseve nga diaspora dhe atyre vendore për zhvillim të Kosovës‏

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit sot ka organizuar forumin me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit.

Nga matjet ndërkombëtare, ka dalur se vetëm Komuna e Gjilanit ka në botën e jashtme të paktën 32 % të popullatës së saj, kështu që edhe përkushtimi dhe angazhimi i qeverisjes komunale është gjithnjë në funksion të kësaj, duke bërë që muajt e pushimeve të verës të jenë muaj të cilët do të dominohen nga qytetarët tanë në diasporë.

Gjilani ka krijuar lehtësira të shumta dhe njëkohësisht ka krijuar ambient te veçantë në aspektin e mbështetjes dhe përkushtimit ndaj kësaj kategorie që mban gjallë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e afarizmit të vogël të mesëm dhe atij industrial.

“Në diasporë po rritet gjenerata e katër e familjarëve tanë të cilët kanë nisur këtë rrugë që nga vitet e ’50-ta. Gjenerata qe jeton sot ne botë e posaçërisht mërgata shqiptare sot rrit gjeneratën e katërt të brezit familjar dhe më nuk është gjenerata e banimeve kolektive dhe e ‘koreve’ të bukës, por është gjeneratat e cila ka në familje luksin dhe gjendjen ekonomi më të mirë se asnjëherë me parë, sot është gjeneratë e Llamborginave, gjeneratë e cila është nëpër studime universitare dhe pozita të tjera shumë të larta gjithandej nëpër botë”, ka potencuar kryetari Haziri.

Uji Dea

“Jemi Komuna e cila kemi ulur tarifat deri në pikën zero, sa i përket fushës së bizneseve dhe kështu falë angazhimit të përbashkët kemi klimë të mirë të mirëbesimit. Ky forum me temën “Mundësitë për investime në Komunën e Gjilanit” dhe takimi Biznes me Biznes (B2B) në mes bizneseve nga diaspora dhe bizneseve nga Komuna e Gjilanit është i mirëseardhur në çdo moment, sepse nevoja për t’u njohur dhe nevoja për të komunikuar gjithnjë është shumë e madhe”, ka thënë kryetari Haziri, duke inkurajuar të gjithë biznesmenët e diasporës që të investojnë në Gjilan, sepse kanë mundësi të shumta dhe kuadro të përgatitura për të gjitha profesionet.

Në fjalën e tij në këtë takim, ministri i Diasporës Valon Murati, ka thënë se diaspora është shtylla kryesore të hyrave të deritanishme në Kosovë gjithashtu ka përshëndetur takime të tilla të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

“Ky forum ka për qëllim arritjen e objektivave bazë si fuqizimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me diasporën, promovimin e bizneseve nga diaspora dhe mundësit e investimeve në Komunë për bizneset e diasporës, pastaj krijimin e lidhjeve të qëndrueshme në mes institucioneve komunale dhe diasporës dhe promovimin e lehtësirave të cilat komuna i ofron për bizneset që operojnë në Gjilan por edhe promovimin e projekteve ku mund të investohet. Roli dhe rëndësia e mërgatës për investimet në Kosovë është kruciale dhe shumë e nevojshme edhe më tutje, sepse mërgata është ajo që vazhdon të mbështes Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë ministri Murati, duke potencuar

Në këtë forum me fjalë përshëndetëse dhe përshkrim të sfidave dhe qëllimeve që kanë janë paraqitur udhëheqës të bizneseve nga Gjilani dhe nga diaspora, duke potencuar entuziazmin e madh për zhvillim ekonomik dhe zhvillim edhe të vendit njëkohësisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.