Uji Dea

Tahiri për konfiskimin e pasurisë: Për çka të frikësohemi, secili e ka të deklaruar pasurinë e vet

/ 1 minutë lexim
HW

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do ta votojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo Byro është politike dhe se do të funksionojë paralel gjykatave dhe prokurorisë cka do të shkaktonte konfuzion. Ai po ashtu shton se Komisioni i Venecias ka gjetur shumë probleme në këto ligje. Ai ka thënë se askush nuk frikësohet nga kjo nismë.

“Për çka të frikësohemi, secili e ka të deklaruar pasurinë e vet”, tha ai.

Hidromorava

Tahiri ka thënë se nuk e ka asnjë problem që të hetohet pasuria e personave publikë, dhe se kjo gjë të ndodh.

“Jam që secili njeri që ka pozicion publik, apo që ka qenë në menaxhim të pasurisë publike, t’i hetohet pasuria. Nuk ka logjikë që dikush të ketë pasuri 10 milionë euro e të ketë rrogë 10 mijë euro ta lemi”, ka thënë ai.

“Është punë e gjykatësit dhe prokurorit. Kjo është çështje penale. A e di se ka njerëz që vec merren me këtë punë. Kjo nuk ka kuptim”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.