United Hospital

Haziri: Kjo gjeneratë e mërgimtarëve na ka bërë krenarë me sukseset e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të dielën është organizuar panairi i makinave “auto-shou”. Aktivitetin e sotëm, të fundit për sivjet, e ka hapur drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ndërkaq një fjalë rasti para mërgimtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë panair të makinave e ka mbajtur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ndër të tjera ka theksuar se “auto-shou” ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve dhe u shpreh i befasuar me pjesëmarrjen e madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja.

Duke nënvizuar se edhe ai është njëri prej atyre që është rritur dhe po plaket me paratë e kurbetit, ku kanë punuar prindërit dhe familjarët e tij dhe për një kohë e ka provuar edhe vetë atë jetë të rëndë, Haziri ka thënë se kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani, në Evropë, janë gjeneratë e artë.

“Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve. Simbolikën më të madhe në sport e kemi Xherdan Shaqirin, por edhe në biznes dhe degë të tjera kemi nga një yll që po rritet me punë në Evropë dhe që po na bën krenarë të gjithë neve me suksesin e tyre”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Haziri i uroi mërgimtarët që të kalojnë sa më mirë këto ditë të pushimeve në Gjilan, duke theksuar se për hir tuajin këto ditë kemi hapur më shumë punë, që vitin e ardhshëm kur të vini me këto vetura, të mos gjeni asfalt të vjetër dhe rrugë me gropa, por një qytet të standardizuar dhe me hyrje-dalje të reja, ka thënë ai.

Granit Zylfiu, ideator i këtij panairi, ka falënderuar autoritetet komunale në Gjilan dhe veçmas kryetarin Lutfi Haziri që i ka dhënë mbështetje kësaj nisme dhe e ka bërë pjesë të “Muajit të mërgimtarëve”.

Panairi i veturave “auto shou” ka qenë aktiviteti i fundit i “Muajit të Mërgimtarëve”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.