Hidromorava

Kuvendi pa kuorum për të votuar tërheqjen e parave nga Trusti, seanca vazhdon nesër

/ 3 minuta lexim
HW

Seanca e Kuvendit ka ndërprerë sot punimet e saj në mungesë të kuorumit, për të vazhduar nesër në orën 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i paralajmëroi deputetët opozitar që të marrin pjesë në votimin e pikave të rendit të ditës, ose do ta mbyll seancën.

Reagimi i tij u bë, pasi shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në proceset e votimeve të amendamenteve të shqyrtimeve të Projektligjeve.

Mirëpo, menjëherë reaguan deputetët nga opozita dhe i kërkuan që mos ta bëjë një gjë të tillë, pasi në rend të ditës është edhe tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti.

Por pavarësisht kësaj, kryeparlamentari u shpreh i vendosur në ndërprerjen e seancës.

“S’ka trustë çfarë trusti, nëse vazhdon kështu po e ndërprej seancën. Veç edhe këtë projektligj po e votojmë këtë projektligj e shkojmë nga shtëpia e ecim. Nuk ka kuorum kuvendi për të vazhduar shihemi nesër në orën 10:00”, ka thënë Konjufca.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë vetëm Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit.

Ndërsa dështuan të miratoheshin Projektligji për Këshillin Prokurorial, Projektligji për markat tregtare dhe Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Pikat e mbetura nga seanca – rendi i ditës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,

HW

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

Emërimi i kryetarit dhe katëranëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.