ARKATANA

Abazi: Qeverisja Haziri nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve dhe mirëqenien e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së tha se raporti i Lutës është raport i së ardhmes dhe jo i të tashmes. Abazi tha se kjo qeverisje nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve dhe mirëqenien e tyre. “Shifrat tregojnë se ka tendencë të rritjes për ndihma sociale, nuk është përmirësuar jeta e tyre dhe këtu kemi një dështim të madh”.

Po ta dëgjojë ndonjë francez apo suedez këtë fjalim të Lutës do të bindej dhe do të vinte të jetonte në Gjilan. Nuk është krejt bardh që po thotë Lutfi Haziri.

Abazi tha se Kryetari fare pak ka folur për zhvillimin ekonomik, për papunësinë e madhe, për lumin Mirusha. “Jemi bërë horë si shoqëri me këtë projekt. Lumi Mirusha është me të njëjtën gjendje dhe kundërmim. Kjo është një marre e madhe, barrë e madhe për të gjithë neve, derisa ndërtimet pa leje janë serioze dhe shqetësuese. Edhe pse ka konstatime për ndërtime pa leje, ende nuk e kemi asnjë rrënim të tyre”.

Abazi tha se kemi politizim të administratës, derisa ai po flet për ulje të shpenzimeve e rritje të investimeve.

Fundamenti

Abazi tha se kjo qeverisje nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve dhe mirëqenien e tyre. “Shifrat tregojnë se ka tendencë të rritjes për ndihma sociale, nuk është përmirësuar jeta e tyre dhe këtu kemi një dështim të madh”.

Haziri tha se do i dëgjojë vërejtjet dhe shqetësimet e këshilltarëve komunal. “Unë kam folur për angazhime konkrete dhe për periudhën e tanishme. Ka projekte që do të punohen edhe në të ardhmen” tha Haziri.

Avdyl Aliu këshilltar i LDK-së tha se raporti është i përgatitur mirë dhe përmbajtësor. “Kemi një angazhim të kënaqshëm të qeverisjes komunale në shumë drejtime” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.