Në emër të shoqatave fiktive mbledhin të holla për bamirësi, kapen nga policia
Kamenicë – Në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë Policia e Kosovës, Patrulla policore ka takuar duke kërkuar të holla nga qytetarët në qendër të qytetit katër të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës nga komuna tjera të Kosovës, dhe sipas tyre ata janë punëtor të shoqatës “Ndihmesa” nga Ferizaj që dyshohet të jetë shoqatë Fiktive.
Dyshohet se të hollat që mblidhen nuk shfrytëzohen për qëllime bamirësie, por ato merren me lajthitje nga qytetarët dhe përdoren për përfitime të personave të caktuar përmes mashtrimit.
Të dyshuarit janë sjell në stacion policor, me urdhër të prokurorit të shtetit parat (335 € dhe 40 CH) janë konfiskuar dhe është iniciuar rast “mashtrim” dhe i dedikohet njësisë së hetimeve njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


