Mobi Casa

Mos gjuani me armë nëpër ahengje e dasma, policia po ju vëzhgon, ju pret arrestimi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet patrulluese i kanë shtuar patrullimet dhe janë në zbatim e sipër të Planeve Operative, me qëllim për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë Qytetarët, apelohet që në as një formë mos të gjuhet me armë, çdo kush që shkrep armë, ku do çoftë në rrugë, restorant, apo ambiente tjera, sigurisht se do të arrestohet nga policia dhe do të dërgohet para gjykatës tha Ismet Hashani.

Më 27 Korrik 2016, Policia e Kosovës është informuar se pas mesnatës në lokacione të ndryshme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Informata “gjuajtje me armë zjarri” në parkingun e diskotekës “STOP” është pranuar rreth orës: 02:45, Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë kuptuar nga dëshmitarët se gjuajtja është bërë në drejtim të qiellit, nga vetura “Audi” ngjyrë e zezë metarga 06 ku sipas dëshmitarëve kanë qenë tri (3) gjuajtje. I dyshuari i njohur për policinë është në kërkim ka thënë Ismet Hashani.

Rasti i dedikohet njësisë së hetimeve për hetime të mëtutjeshme.

Informata e dytë, rreth orës: 00:35h, pas ankesës anonime për gjuajtje me armë zjarri në një aheng- dasëm në Rrugën ”7 Shtatori”- Gjilan, gjegjësisht tek Restorant “EGNATIA”.

UBT

Njësitet Policore-Gjilan kanë arritur tek lokacioni i lartshënuar dhe kanë takuar të dyshimtin Shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka pranuar se ka shkrepur tre herë me armë zjarri në ajër para restorantit, dhe nga i njëjti është konfiskuar një Pistoletë me gas e markës, ”EKOL”, ngjyrë e zezë, një karikator dhe 24 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, rastet në procedurë të rregullt me kallëzim penal ndaj të dyshuarve janë klasifikuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës, Përdorim i armës”, i dedikohet Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, për procedim të mëtutjeshëm tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Ndryshe Hashani tha se shtimi i ahengjeve familjare dhe dasmave është rritur dukshëm e me këtë edhe dukuria e shkrepjes së armëve të zjarrit në këto ahengje.

Policia e Kosovës, njësitet patrolluese i kanë shtuar patrollimet dhe janë në zbatim e sipër të Planeve Operative, me qëllim për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë Qytetarët, apelohet që në as një formë mos të gjuhet me armë, çdo kush që shkrep armë, ku do çoftë në rrugë, restorant, apo ambiente tjera, sigurisht se do të arrestohet nga policia dhe do të dërgohet para gjykatës tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.