Sinani del në teren, premton rregullim të infrastrukturës rrugore
Kamenicë – Begzad Sinani të mërkurën ka vizituar Karaqevën e Poshtme ku është takuar me banorët e lagjes së Selishtëve.
Sinani nga afër ka parë intervenimin në përmirësimin e rrugës Karaqevë e Poshtme – Lagja e Selishtëve. “Do të intervenojmë kudo që është nevoja dhe me mundësit e tona buxhetore do të ndikojmë në përmirësimin e jetës infrastrukturore kudo, në qytet e fshatra” është shprehur Sinani.
Sinani u ka thënë banorëve se rregullimi i infrastrukturës rrugore është jetike për vet banorët kurse për pushtetin komunal është obligim që të kujdesemi vazhdimisht për kërkesat e tyre./rajonipress/


