Kryetari i Zllatarit ka një lutje për Lutfi Hazirin: Mbylleni pusetën?
Gjilan – Xhevat Sallahu kryetar i fshatit Zllatar kërkon nga Lutfi Haziri që të merren masat e nevojshme në mënyrë që mos të përsëriten rastet e tilla në të ardhmen, ku jetën e humbi fëmija Laurant Kurti.
Në një prononcim për rajonipress Sallahu ka thënë se në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtar nga Vitia e Gjilani. “Unë kërkojë nga kryetari i Gjilanit pasiqë është pronë e kadastrit të Gjilanit, që pronari i pusetës ta mbyllë atë vend sepse ekziston rreziku që prapë të pësojë ndonjë fëmijë. Unë si kryetar i fshatit kërkojë nga organet e Gjilanit që të ndërmarrin masa dhe të kryejnë detyrën” tha Sallahu.
Ndryshe 11 vjeqari Laurant Kurti ka humbur jetën këtë të shtune ndërmjet fshatrave Zllatarë dhe Ramjan./rajonipress/


