Çfarë po ndodhë me pronën e Ymer Selimit?
Gjilan – Të dielën rreth orës 01:30 (me 25.07.2016 – pasmesnate) ma kanë djegur veturën-kombin të cilin më parë e kishin spërkatur me benzinë, ku ekipi i policisë dhe i forenzikës që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmitë – 1 shishe me benzinë e cila është përdorur. Vepra është cilësuar si zjarrvënie e qëllimshme dhe unë dyshoja mëse i sigurt në personat të cilët ma djegën serën 2 herë radhazi (në gusht të vitit 2013 dhe në gusht të vitit 2015) çka do të thotë se kanë shfrytëzuar të njëjtën kohë, të njëjtat metoda dhe të njëjtin mjetë për zjarrvënie, do të thotë benzinën thotë Ymer Selimi nga Zhegra.
“Unë deklaratën e kam deponuar në polici duke i paraqitur faktet dyshuese duke u mbështetur në atë se rastet e zjarrvënies me qellim të pronave të mija janë recidiviste, nga të njëjtit persona. Por si duket policia në fjalë po i neglizhon hetimet edhe përkundër asaj që vepra të tilla po më bëhen për çdo vit” shprehet Selimi për rajonipress.
Selimi thotë se me fqinjët jam në kontest gjyqësor për pronën ku është e vendosur sera e cila ishte djegur 2 herë më parë qëllimisht.
Por, për këtë zjarrvënie nuk përjashtohet edhe komshiu tjetër afër i cili mëse 15 herë është ankuar në polici dhe në inspektorat për veturën e parkuar me pretekst se ajo po i paraqet pengesë ka thënë ai./rajonipress/


