Hidromorava

Lutfi Haziri: Me asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë, ia kthyem dinjitetin qytetarëve të kësaj ane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, kanë parë nga afër sot finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë.

Kryetari Haziri, asfaltimin e kësaj rruge e ka vlerësuar si projektin më të rëndësishëm të rindërtimit të rrugëve me buxhet komunal, ndërkaq është shprehur se tashmë banorëve të kësaj i është kthyer dinjiteti.

“Nëse dikur janë ndier të anashkaluar qytetarët Malishevës, Uglarit e Pogragjës, tashmë kjo mbetet e kaluar. Me asfaltimin e rrugës 14.6 kilometërshe, banorëve të këtyre fshatrave i është kthyer dinjiteti dhe kujdesi i Komunës së Gjilanit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e finalizuam këtë projekt të rëndësishëm në mënyrën më të mirë”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ai konfirmoi se katërshja e prioriteteve infrastrukturore vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, duke shtuar se deri në fund të mandatit të tij në udhëheqjen e Komunës, gjilanasit nuk do të kenë më probleme me rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik.

Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, me gjatësi 14.6 kilometra, është realizuar me buxhet komunal dha kap shifrën e afro 300 mijë euro. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.