ARKATANA

Kukës, hasmëria i merr jetën 25-vjeçarit, arrestohet autori

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një 25-vjeçar u vra në fshatin Orgjost të Kukësit, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëfshatar i tij me të cilin ishte në hasmëri.Mirim Hysa me banim në këtë shat është viktimë e konfliktit me bashkëfshatarin e tij Ismail Memishi. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Policia u njoftua për konfliktin mes tyre përmes një telefonate në sallën operative, por me mbërritjen në vendngjarje Memishi tashmë e kishte plagosur të riun. 25-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit të Kukësit për të marrë mjekim, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja me thikë.

UBT

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka mbledhur materialet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij krimi.